Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë. Mësohet se viktimat janë Blerim dhe Haxhi Islamaj.
Arrestimi i tij është bërë në fshatin Zllakuçan të Klinës.
Lajmin e ka konfirmuar drejtor i Policisë së Kosovës në Gjakovë, Lumni Graishta.
Vrasja e rëndë ka ndodhur të dielën në ora 20:20 dhe sipas raportimeve të Policisë motivet dyshohen të jenë për shkaqe pronësore.