Mbrëmjen e djeshme u regjistrua një ngjarje e rëndë në Gjakove ku mbetën të vdekur 2 vëllezër përkatësisht Blerim dhe Haxhi Islamaj.
Autori i ngjarjes së rëndë është Gjergj Gjoka i cili u arrestua disa orë pas vrasjes. Arrestimi i tij është bërë në fshatin Zllakuçan të Klinës.
Lajmin e ka konfirmuar drejtor i Policisë së Kosovës në Gjakovë, Lumni Graishta. Ai gjithashtu shtoi se i dyshuari është gjetur i plagosur.
“Ai është jashtë rrezikut për jetë. Por intervistomi ka qenë i pamundur”, ka thënë Graishta teksa tregoi që i dyshuari për merr ndihmën mjekësore mjekësor.
Vrasja e rëndë ka ndodhur të dielën në orën 20:20 dhe sipas raportimeve të Policisë motivet dyshohen të jenë për shkaqe pronësore.