Qershori është muaji i Çamërisë pasi 27 Qershori ’44 është dita e Gjenocidit dhe spastrimit etnik grek mbi shqiptarët e Çamërisë.
Në këtë kuadër, në emisionin “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo ishte i ftuar kryetari i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, Alket Veliu, i cili u shpreh se në shtetin fqinj ende ekziston ligji që pronat as nuk jepet e as nuk merren.
“Atje ekziston një ligj që pronat as jepen e as të merren. Me ligj Greqia akoma nuk i ka tjetërsuar me ligj këto prona, por nga ana tjetër nuk ua jep as të zotëve.
Edhe sot e kësaj dite, z. Merxhushi apo edhe im atë nuk lejohet të ikin atje sepse quhen bashkëpunëtorë me nazistët. Ata nuk u lejohet të vizitojnë shtëpitë e tyre.
Unë nuk e di se çfarë krimi kanë bërë këta të moshuar sot, që nuk u lejohet të vizitojnë shtëpinë e tyre në Greqi.”, deklaroi në fjalën e tij z. Veliu.