-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lirimi i 3 policëve, Sveçla: Serbia të mbajë përgjegjësi

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pas lirimit të tre policëve të arrestuar nga Serbia.

Sveçla u shpreh se ndonëse ata janë liruar përndjekja nga Serbia do të vazhdojë në liri.

“Ndonëse lirimi i tyre sot është lajm i mirë, përndjekja e tyre nga Serbia do të vazhdojë në liri. Konfirmimi i aktakuzës dhe lirimi në procedurë të rregullt është vazhdim i orvatjeve të Serbisë për të mbuluar agresionin policoro-ushtarak brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Policët tanë kanë qenë në detyrë zyrtare, brenda territorit të Republikës dhe duke kryer detyrën e tyre në mbrojtje të integritetit, sovranitetit të vendit dhe luftim të kontrabandës. Ata duhet të lirohen pa kushte dhe Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për cënimin e integritetit territorial të Republikës së Kosovës.” u shpreh Sveçla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit