Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas lirimit të 3 policëve të rrëmbyer në Kosovë.
Për mes një postimi në Twitter Kurti ka shprehur gëzimin si dhe shtori se rrëmbimi i tyre është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe se duhet qortuar.
“Konfirmojmë se tre policët e rrëmbyer janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata po kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar.
Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi,” ka shkruar Kurti.