Tre persona janë shoqëruar për plagosjen e Tonin Ramajt, ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës.
Mësohet se ata kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes së ndodhur në lagjen “Pavarësia”
Nga dëshmia e tyre mësohet se 3 persona kanë qenë të armatosur dhe dy kanë qëlluar me pistoletë. Ata thonë se janë dëgjuar 3 të shtëna pistolete.
Policia ka bërë disa kontrolle në banesa por ende nuk dihet identiteti i autorëve.
Mendohet se pas sherrit të sotëm fshihet një konflikt i vjetër.