Ditën e sotme është mbajtur një një aktivitet simbolik nga organizata “Lëvizja për Demokraci” para zyrës së BE-së në Prishtinë.
Përfaqësuese të organizatës me sy të mbyllur kritikuan Bashkimin Evropian ku u shprehën se ata po i mbyll sytë karshi politikave fashiste të Serbisë.
“Arsyeja pse e kemi mbajtur këtë aktivitet është sepse BE po i mbyll sytë karshi politikave fashiste të Serbisë. Ju e dini që Vuçiç është pasardhës i politikave të Millosheviçit dhe plani i tyre është i qartë, spastrimi etnik i shqiptarëve.
“Ne duam t’i tregojmë BE-së se Serbia është e njëjta, nuk ka ndryshuar aspak. Në një shtet të pavarur arreston policët dhe të gjithë heshtin. Po t’i kishim rrëmbyer ne të gjithë do të na vërsuleshin”, tha një nga pjesëtarët e organizatës, Mexhid Ramusa.