Interesi i medias sot ishte maksimal në Gjykatën e Posaçme për të fiksuar momentin kur do të futej dhe të dilte gruaja me inicialet A.K. 40-vjeçe që fundosi Safet Gjicin. Por si në momentin që hyri ashtu edhe kur doli nuk pranoi që të fliste.
U shoqërua nga forca të shumta policie që veç faktit që e futën në makinë për ta dërguar në shtëpi, ku ndodhet në masë arresti, e mbrojtën edhe nga mediat.
Gruaja ka mbajtur para fytyrës gjatë gjithë kohës çantën, e maskuar me syze dhe një kapele, që për ironi të fatit mbante numrin e famshëm gjithashtu “69”.