Ende nuk ka asnjë të arrestuar nga plagosja në Vlorë. Tonin Ramaj (Hosaj) 33-vjeç është personi që u qëllua me armë zjarri mesditën e sotme në Vlorë.
I riu sapo ka zbritur nga makina dhe teksa po drejtohej në një prej lokaleve në lagjen “Pavarësia” ku jeton është qëlluar me armë zjarri.
Kanë qenë të paktën tre të shtëna. Plumbat e kanë kapur në këmbë. Autori është larguar me shpejtësi. I plagosuri ndodhet në spital. Një dëshmitar tregoi si ndodhi ngjarja.
“Nuk pashë gjë, kanë qenë brenda. Unë isha lart në pallat. Vetëm dëgjova krismat, 3 ose 4. Një sikur bërtiti, iku me vrap, lëvizi. Nuk i njoh personat përfshirë”, tha banori.
VIDEO dhe kronologjia/ Sapo zbriti nga “Range”! Si u qëllua me plumba i riu në Vlorë?