Pasditen e sotme është regjistruar një aksident në aksin nacional Ersekë-Leskovik.
Ngjarja ka ndodhur pasi një person ka humbur kontrollin e motorit dhe ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur vetë drejtuesi i cili u transportua drejt spitalit të Ersekës.
Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.