Ka nisur me tensione mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë. Mbështetësit e kryebashkiakut të zgjedhur më 14 maj Fredi Bejleri, kanë kërkuar që të futen në sallë, dhe të nxirren jashtë punonjësit aktual të bashkisë.
Ndërkohë Fredi Beleri, i cili u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit për blerje votash, nuk do të betohet si kryetar, pasi GJKKO i rrëzoi kërkesën për të qenë pjesë e betimit.
Në një letër drejtuar qyetetarëve nga burgu, Beleri shprehet se është penguar që të marrë detyrën duke tjetërsuar për momentin rezultatin e zgjedhjeve e shton se caktimi i masës së paraburgimit me 45 ditë është i padrejtë, por megjithatë nuk e ndryshojnë besimin e tij te demokracia, institucionet dhe pikë së pari te qytetarët.
Nuk betohet dot si kryetar! Fredi Beleri ka një mesazh nga burgu: Më penguan