-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Çfarë bëhet me këta o burrë”! Përgjimet, si e korruptuan bosët policin?

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga dosja, që SPAK njoftoi sot se në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ‘Eurojust’ goditi një grup kriminal. Në total u lëshuan 21 urdhër-arreste dhe janë ekzekutuar 20 prej tyre. Mes të arrestuarve është edhe polici i kufirit në Shkodër, Marash Gjoni i cili është korruptuar nga trafikantët e drogës.

VIDEO-Hap pas hapi- Si bëhej trafiku i drogës me kamionë nga Siria në Shqipëri

Roli i policit? Gjatë një operacioni për sekuestrimin, punonte në Shkodër, është korruptuar nga njëri prej trafikantëve. Roli i shqiptarëve ishte transportues, porositës dhe shpërndarës” tha Prokurori i SPAK, Vladimir Mara.

Sipas përgjimeve nga dosja, në një moment, trafikantët kur shohin policët në kontroll thonë “Pfff, na çanë k… edhe këta o burrë”.

Grupi merrej me trafik droge në formën e çokollatës dhe vepronin nga Siria, Turqi, Greqia, Shqipëria, Italia dhe vendeve të tjera të BE-së.

Gjatë këtij hetimi janë sekuestruar në 8 raste lëndë narkotike të llojit “Kokainë”, “Heroinë”, “Marijuanë”, “Risinë”, “Canabis Sativa”, me një vlerë të përafërt rreth 2 700 000 euro. Kryesor në grup ka qenë Endrit Bakiu.

Dosja e SPAK-ut/ Ky është polici që bosët e futën në “thes”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit