-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë është dhe ku operon Wagner?

Kryesoret

Për vite i mbajtur sekret, më pas i përcjellë nga nami i keq dhe i përmendur për 48 orë për pretendime për rebelim në Rusi e më pas tërheqje trupash, vëmendja për grupin mercenar rus, Wagner, dhe synimet e liderit të tij, Yevgeny Prigozhin, sa shkon e rritet.

Kush është grupi Wagner dhe kush lufton për të?

Grupi Wagner – i njohur zyrtarisht si PMC Wagner – është ushtri private.

Ajo është identifikuar për herë të parë më 2014, kur ka qenë duke i mbështetur forcat separatiste pro-ruse në lindje të Ukrainës.

Atë kohë, grupi ka qenë sekret, dhe ka vepruar kryesisht në Afrikë dhe Lindje të Mesme, dhe besohet se atëbotë i ka pasur vetëm 5.000 luftëtarë – kryesisht veteranë të regjimenteve elitare të Rusisë dhe forcave speciale.

Që atëherë, grupi është rritur në mënyrë të konsiderueshme.

“Wagner ka shumë mundësi që tani komandon 50.000 luftëtarë në Ukrainë dhe është bërë faktor i rëndësishëm në luftë”, ka thënë Ministria britanike e Mbrojtjes, në janar të këtij viti.

Ajo ka thënë se organizata ka nisur të rekrutojë numër të madh trupash më 2022, sepse Rusia ka pasur probleme në rekrutim të njerëzve për ushtri të rregullt.

Si i rekruton Wagner luftëtarët në burgjet e Siberisë?

Këshilli për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, ka thënë se rreth 80 për qind e trupave të Wagnerit në Ukrainë janë nxjerrë prej burgjeve.

Ndonëse forcat mercenare konsiderohen ilegale në Rusi, grupi Wagner e ka regjistruar kompaninë më 2022 dhe e ka hapur selinë e re në Shën Petersburg.

“Grupi është duke rekrutuar në mënyrë aktive në qytetet ruse dhe është duke u konsideruar nga mediat ruse si organizatë patriotike”, ka thënë Samuel Ramani, nga Instituti Royal United Services./REL

Artikulli i plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit