-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër Kurban Bajrami! Kreu i KMSH: O Zot bëje rininë tonë të hajrit

Kryesoret

Nesër për besimtarët mysliman është një ditë e rëndësishme, pasi festojnë Kurban Bajramin. Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu ka pasur një urim për të gjithë shqiptarët. “Kurban Bajrami është festë që përjetohet në çdo zemër e në çdo vatër. Është pjesë e gjithë shoqërisë.  Ata që kanë mundësi presin kurban dhe shpërndajnë për çdo njeri e familje në nevojë, e kjo e bën këtë festë që të futet në çdo shtëpi. Të gjithë e ndiejnë atmosferën dhe solidaritetin e kësaj feste.

Kjo festë, që u bë simbol i sakrificës dhe durimit, është sakrifica që bëri profeti Ibrahim (a.s.) dhe durimi që tregoi profeti Ismail (a.s.), të dyja në emër të dashurisë për Zotin dhe bindjes ndaj madhështisë së Tij. Zoti e do njeriun dhe e ka cilësuar si krijesën e tij të arrirë, e qëllimi nuk ishte flijimi, por sprova, e cila ndodhi për të na shërbyer edhe ne si shembull reflektimi e devocioni.

Motra dhe vëllezër, i lutem Zotit të na mundësojë ta kalojmë sa më mirë këtë festë. I lutem Zotit që t’u pranojë haxhin mbi 800 haxhinjve shqiptar të cilët sot ndodhen në haxh, e pikërisht në Malin Arafat, vendin e shenjtë për myslimanët. I lutem Zotit të mëshirojë të gjithë të dashurit tanë që nuk jetojnë më!

T’u japë shërim dhe t’u lehtësojë dhimbjen çdo të sëmuri! Për më të varfërit dhe nevojtarët shoqërisë tonë, O Zot lehtësoua shqetësimet që sjell varfëria. O Zot bëje rininë tonë të hajrit dhe të qëndrueshme në anën e së mirës.

I lutemi Zotit për kombin tonë, për rininë, për mësuesit, mjekët, policët, ushtarakët dhe gjithësecilin që punon për sigurinë, mirëqenien dhe prosperitetin e vendit tonë”, thuhet në urim. Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat më të rëndësishme të besimtarëve myslimanë: Fiter Bajramin dhe Kurban Bajramin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit