-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i Këshillit të Austrisë në Shqipëri: Marrëdhënia jonë, e gjatë dhe qëndrueshme

Kryesoret

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë Wolfgang Sobotka, ka mbërritur këtë të hënë në Tiranë, ku ka mbajtur një fjalë përshëndetëse në një seancë të posaçme në Kuvend.

Sobotka gjatë fjalës së tij, për here të tretë brenda 5 vitesh në Kuvendin e Shqipërisë, u shpreh se marrëdhënia mes dy vende është mjaft solide dhe se do të vijojë edhe në të ardhmen të jetë po kaq e ngushtë.

“Marrëdhëniet e dy vendeve janë të gjata dhe të qëndrueshme. Vitin e kaluar kishim grupin e miqësisë nga parlamenti këtu te ju dhe sollën me vete vetëm përshtypje të mira nga vendi juaj. Ne e kemi të qartë që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE”, u shpreh ai.

Sa i takon tensioneve ne Veri të Kosovës, Sobotka vuri theksin te kompromisi.

“Na duhet kompromisi, të flasim me njëri-tjetrin, jo me dhunë këtë proces.”

Ndërkohë ai shtoi se sa i përket lirisë së fjalës në vendin tonë, ka ende punë për të kapërcyer problematikat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit