-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria lejon gratë ‘topless’ në pishinat publike

Kryesoret

Qeveria e Katalonjës në Spanjë u ka kërkuar autoriteteve lokale që të lejojnë femrat topless në pishinat publike.

Ky vendim është brenda kornizës së ligjit katalanas nga viti 2020 për barazinë gjinore, por disa pishina komunale ndaluan zbatimin e tij dhe kjo gjë shkaktoi shumë ankesa.

Shumë nga ankesat e paraqitura kundër bashkive vijnë nga anëtarët e një grupi feminist të quajtur Mugrons Lliures. Qeveria katalanase në një dokument tha:

Ndalimi i grave që të lëvizin topless “përjashton një pjesë të popullsisë dhe shkel zgjedhjen e lirë të çdo personi në lidhje me trupin e tyre”. Autoritetet lokale duhet të mbrojnë njerëzit kundër diskriminimit për çdo motiv duke përfshirë seksin ose gjininë, bindjet fetare ose veshjen.

Ligji gjithashtu lejon dhënien e gjirit në publik dhe përdorimin e rrobave të banjës të plota, siç është burka myslimane.

Qeveria rajonale, e udhëhequr nga e majta republikane katalane (ERC) mund të gjobisë çdo komunë që ka thyer rregullin deri në 500,000 euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit