Kryeministri Edi Rama ka qenë sot pjesë e një konferencë dedikuar Ukrainës së bashku me krerët e lartë të shteteve anëtarë të NATO-s.
Rama gjithashtu u ndal edhe tek situata shqetësuese në veri të Kosovës, ndërsa bëri thirrje që procesi i dialogut të vijojë për t’u përballur me një katastrofë të mundshme.
Rama konferencë me Stoltenberg, Sekretari i NATO: S’duhet ta nënvlerësojmë Rusinë!
“Nuk mund të fsheh admirimin tim për ju si thyesi i stereotipit për vendin tuaj ku nuk hahet gjëja mirë. Pra urime për darkën. Është frymëzuese që jemi pjesë e NATO në këto kohë dhe vullneti për të qenë me Ukrainën në këto kohë është i palëkundur.
Dhe kushdo që do të vërë bast për të kundërtën ka humbur. Nuk e konfirmoj dot se çfarë u tha për Ukrainën dhe dua të shtoj se mund të diskutojmë edhe për situatën shqetësuese në Ballkanin Perëndimor pra në veri të Kosovës.
Mark Rutte: Plani i Putin po dështon, ne do qëndrojmë fort për sigurinë e përbashkët
Ku disa ditë e javë më parë ku ushtarët e KFOR u lënduan dhe ne urojmë që logjika të mbizotërojë dhe ulja e përshkallëzimit të ulet sepse çdo përshkallëzim mund të sjellë fund katastrofik. Dhe nuk duam të shohim një fund në Ballkanin Perëndimor sepse kemi bërë shumë punë të mira.”- thotë Rama.