Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel. Në ditën e dytë të vizitës ka takuar presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Në fokus të bisedës ka qenë ecuria e reforma në Shqipëri dhe situata e tensionuar në Ballkan, veriun e Kosovës.
“Takim shumë i mirë me Edi Ramën. Diskutuam progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe Planin tonë të ri për Ballkanin Perëndimor. Kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve tanë” shkruan Leyen pas takimit. Dje kreu i qeverisë u takua me Presidentin e Këshillit Europian me fokus sërish Kosovën.
Very good meeting with @ediramaal.
We discussed the progress on Albania’s EU accession path and our new Growth Plan for the Western Balkans.
This will bring the region and the EU closer together, and boost prosperity in our partners. pic.twitter.com/B9Tou0EKTW
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) June 27, 2023