-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot u ekstradua! Çfarë e lidh të arrestuarin me bosët e inceneratorit të Fierit?

Kryesoret

Sot u ekstradua në Shqipëri, Silvester Driza. Ai u arrestua në 22 shkurt në Gjermani dhe tashmë ndodhet në Shqipëri ku do të përballet me akuzat që janë ngritur kundër tij.

Në kërkim ishte për pastrim parash për dosjen e inceneratorëve. Por cili ishte roli i tij? Driza ka themeluar një shoqëri Sh.p.k ka kryer disa transaksione fiktive me kompaninë që ka me koncesion inceneratorin e Fierit.

“Silvester Driza ka themeluar një shoqëri Sh.p.k dhe ka kryer disa transaksione fiktive me kompaninë që ka me koncesion inceneratorin e Fierit.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët për lokalizmin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar”, njofton policia.

Emri i tij u përmend në Nëntor të vitit të shkuar, kur SPAK lëshoi 11 urdhër arreste të reja për inceneratorin e Fierit.

Mes tyre Driza përcaktohet si administrator i firmës Sili SHPK, i cili kishte marrë pjesë në këtë skemë. Për këtë dosje në gjykim janë personazhe të njohur si Lefter Koka dhe Alqi Bllako dhe në kërkim bosët, Klodian Zoto, etj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit