Dhimitër Kapaj nga radhët e Partisë Socialiste është zgjedhur në krye të këshillit bashkiak të Himarës.
Socialistët bashkë me aleatët kanë shumicën dhe zgjedhja e njërit prej tyre në krye nuk ishte aspak surprizë.
PS ka 9 mandate dhe 7 koalicioni i opozitës në këtë këshill bashkiak. Kryetari Fredi Beleri nuk do të betohet për shkak se ndodhet në burg.
Beleri në burg! Policia rrethon bashkinë, tensione në mbledhjen e këshillit
Deri sa të zgjidhet puna e kryetarit që fitoi nga qelia, bashkinë e Himarës do të drejtojë Jorgo Goro.
Situatë e njëjtë si me rastin e Voltana Ademit në Shkodër, ku pasi Valdrin Pjeri prekej nga dekriminalizimi ajo qëndroi edhe për tre vite në krye të bashkisë.
Të njëjtën fati deri në vendimin e formës së prerë duket se do të ketë edhe Himara.
Nuk betohet dot si kryetar! Fredi Beleri ka një mesazh nga burgu: Më penguan