Katër ditë pas grabitjes së një pike këmbimi valutor në zonën e “Astirit” në Tiranë është identifikuar autori dhe është arrestuar shoku i tij që e ndihmoi të arratisej.
Autori i grabitjes është Artan (Marius) Tafani 39-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. U arrestua shoku i tij Enio Meçaj 35-vjeç, banues në Fier.
Mëngjesin e 24 Qershorit, Tafani u fut në një pikë këmbimi në Unazë të Re dhe nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë ka marrë një shumë të konsiderueshme, 30 mijë euro dhe është larguar me një biçikletë.
Shoku i tij, Meçaj i ka vënë në dispozicion autorit të dyshuar një garazh automjetesh dhe me veprimet dhe mosveprimet e tij ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se nuk e njeh personin që ka në posedim garazhin.
Gjatë kontrollit të garazhit u gjetën biçikleta dhe veshjet e përdorura nga autori gjatë ngjarjes, si dhe një automjet që rezulton i vjedhur me datë 23.02.2023, në Shijak, Durrës.
Armën në kokë! Ky është hajduti që mori 30 mijë Euro në Tiranë, arrestohet shoku