Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar ditën e sotme një takim me policët në veri të Mitrovicës.
Kurti ishte në takim së bashku me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Disa fotografi që janë shpërndarë në rrjetet sociale ku duket Kurti teksa bisedon me policët.
Lidhur me tensionet në veri, Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Kryeministri ka shprehur gatishmërinë e tij për zvogëlimin e pranisë së policisë në ndërtesat komunale në veri gradualisht e në proporcion me vendosjen e rendit dhe ligjit, gjë që njëkohësisht do të mundësonte fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të parakohshme demokratike në këto komuna.