-sidi education-spot_img
14 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E pazakontë! Babai regjistron vajzën që nuk ekzistonte

Kryesoret

Falsifikoi 21 vjet më parë në Kukës dokumente për të regjistruar si vajzën e tij, identitetin e një fëmije të mitur që nuk ekzistonte, si dhe falsifikoi sërish dokumente në vitin 2021, për ta shpallur të vdekur këtë fëmijë, vihet në pranga 57-vjeçari.

Nga veprimet hetimore rezulton se 57-vjeçari e ka kryer këtë veprimtari kriminale, për të përfituar pension më të lartë, bazuar në ligjin e kohës. Procedohen penalisht për dyshime për shpërdorim të detyrës, një mjek dhe administratori i një agjencie funerale.

U arrestua Xhevit Sopaj 57 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i vulave i stampave dhe i formularëve”.

Nga provat e siguruara dyshohet se për të përfituar pension më të lartë bazuar në ligjin e kohës, Sopaj ka falsifikuar dokumente, 21 vjet më parë, dhe ka regjistruar brenda trungut të tij familjar (si të bijën), identitetin e një shtetaseje të mitur e cila nuk ekzistonte.

Gjithashtu, në vitin 2021, 57-vjeçari ka falsifikuar skedën për vdekjen e kësaj shtetaseje, me qëllim çregjistrimin nga regjistri i Gjendjes Civile.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit