Në vijon të fazën e 20 të megaoperacionit antikanabis “Imazhi”, policia e shtetit ka bërë të mundur sekuestrimin e 5490 bimë narkotike cannabis sativa, në veri të vendit.
Në kuadër të këtij operacioni është bërë i mundur sekuestrimi i këtyre bimëve narkotike që u gjetën të kultivuara në tokë, në 4 fshatra të ndryshme të rrethit Lezhë e Kurbin.
“Shërbimet policore të Komisariateve Lezhë dhe Kurbin, të pajisura edhe me dronë, kanë vijuar kontrollet intensive në terren dhe nga ajri, me prioritet zonat e thella malore, me risk përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar që ka si objektiv parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Konkretisht, në rrethin Lezhë:
-në fshatin Gjobardhaj, njësia administrative Ungrej, u gjetën të kultivuara 1507 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;
-në fshatin Ungrej, njësia administrative Ungrej, në koordinata të ndryshme, u gjetën të kultivuara 1225 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa si dhe 1200 gropa të hapura gati për kultivim;
-në fshatin Fregen, njësia administrative Ungrej, në koordinata të ndryshme, u gjetën të kultivuara 2600 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa’ njofton polcia.