21 trafikantë dolën sot në gjyq për t’u njohur me masën e sigurisë pasi u arrestuan për trafik kokaine, heroine dhe kanabisi, njëri është ende në kërkim.
Mes personave të arrestuar është edhe një efektiv policie. Ai është Marash Gjoni. U arrestua në Shkodër. Prokurori Vladimir Mara tha dje se u arrestua për arsye se u korruptua nga trafikantët e drogës.
“Çfarë ke në pako?”/ Pjeshka nxehet me policin: M*t kam futur (Biseda)
Përgjimet janë prova e fortë e prokurorisë që çoi në arrestimet e bujshme. Në disa prej përgjimeve që janë zbuluar, Marash Gjoni i fsheh telefonin njërit prej trafikantëve dhe bisedon për drogën që kapi skaneri.
“Hajde merr vezët”/ Si ranë trafikantët në grackë: Sipër o burrë! Po na ndjekin…
Pjesë nga përgjimet
Besnik Ruçi: Po ç’ke ti?
Marash Gjoni: Hiqe numrin e telefonit.
Besnik Ruçi: Të jap 1 mijë euro unë ty.
Marash Gjoni: Janë kamerat aty…Sa lekë ke lan, e ki problem?
Besnik Ruçi: E di e di edhe numrin tënd.
Mirash Gjoni: Ka nxjerrë (skaneri) një shenjë të zezë!
“He mo? Je lodh e?”/ SPAK-u “fle” me kufje: O lale, pse nxitohesh? (Përgjimet e bosëve)