Policia në Greqi ka shpërbërë një bandë të miturish ku ka arrestuar pesë prej tyre të akuzuar për grabitje.
Pesë të arrestuarit janë dy të mitur grekë, përkatësisht 15 dhe 14 vjeç, një 16 vjeçar polak, një 13 vjeçar shqiptar dhe një 14 vjeçar tunizian.
Të miturit akuzohen se u janë afruar tre 16-vjeçarëve dhe pasi i kanë dhunuar, u kanë rrëmbyer shuma parash që ata kishin me vete.
Sipas mediave greke, të miturit e dhunuar janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk janë në rrezik për jetën.