Kryetari i Komitetit të Asociimit dhe Stabilitetit të BE-së Manolis Kefalogiannis, ka vizituar në burgun e Tiranës kryebashkiakun e Himarës Fredi Beleri, ndërsa është takuar edhe me djalin e këtij të fundit.
Eurodeputeti zhvilloi takime edhe me Presidenten e Parlamentit Europian Roberta Metsola dhe relatoren e Raportit për procesin integrues të Shqipërisë, eurodeputeten Isabella Santos, e cila i informoi për zhvillimet mbi çështjen e Belerit, siç raporton “Protothema”.
Kefalogiannis i kërkoi presidentit të Parlamentit Evropian të marrë iniciativa për t’i dhënë fund menjëherë trajtimit të padrejtë dhe diskriminues të kryetarit të zgjedhur.
Kefalogiannis është takuar edhe me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule.