Policia e shtetit ka publikuar videon e operacionit të koduar “Rrjeti”. 490 policë dhe makina të shumta rrethuan qytetin për disa orë duke arrestuar 45 persona, 7 arritën që të largoheshin.
Çfarë ndodhi?
45 persona janë arrestuar në qarkun e Elbasanit dhe në Pogradec, 7 janë në kërkim. Operacioni u zhvillua mbrëmjen e djeshme deri në orët e para të ditës së sotme.
490 policë morën pjesë në operacion. Një grup kriminal u çmontua, tre të tjerë janë goditur pjesërisht në kuadër të operacionit “Rrjeti”. 25 të nga të arrestuarit ishin skeduar për trafikun e drogës, 11 prej tyre të dënuar më parë.
Prokuroria dhe policia e Elbasanit deklaruan se një pjesë e të arrestuarve janë biznesmenë dhe drejtues të grupeve kriminale përveç shpërndarësve të thjeshtë. Nga operacioni u sekuestruan 1.3 kg kokainë, 860 gr heroinë, 1.3 kg kanabis, 1 kallashnikov, 51 mln lekë dhe 15 mijë €.
E pazakontë/ 45 biznesmenë, bosë dhe trafikantë nisen me autobus drejt Tiranës