-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eurodeputetët gjermanë kritika BE: Masat ndaj Kosovës të njëanshme, Vuçiç provokoi

Kryesoret

Dy eurodeputetët gjermanë, Delara Burkhardt dhe Andreas Schieder, kanë kritikuar ashpër Bashkimin Evropian, pasi Komisioni Evropian ka paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Komisioni Evropian ka prezantuar para Parlamentit Evropian një listë të masave kundër Kosovës, shkaku i përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës.

Ndaj aplikimit të këtyre masave kanë reaguar eurodeputetët gjermanë, Delara Burkhardt dhe Andreas Schieder, të cilët kanë akuzuar BE-në se është e njëanshme.

Nuk është e pranueshme të heshtësh për Serbinë, ndërkohë që vetëm Kosova bëhet përgjegjëse për de-përshkallëzimin. Në një proces serioz të dialogut duhet marrë masa të qarta ndaj Serbisë”, ka shkruar në një postim në Twitter, eurodeputeti gjerman Schieder.

Më tej ai ka thënë se “masat ndëshkuese të njëanshme kundër Kosovës të planifikuara nga Komisioni i BE-së janë të gabuara”.

“Injorohet se provokimet kanë ardhur nga Vuçiç i Serbisë”, ka shkruar eurodeputeti gjerman.

Kritike ndaj BE-së është edhe eurodeputetja tjetër gjermane, Burkhardt.

“Me sanksionet e djeshme kundër Kosovës, Komisioni i BE-së vazhdon zbutjen me Vuçiçin. Kjo është e njëanshme dhe rrezikshmërisht e gabuar”, ka shkruar ajo.

Deputetja e parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, të mërkurën ka adresuar kritika të ashpra ndaj Bashkimit Evropian, pasi ky i fundit ka përgatitur masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Kearns tha se diplomacia e BE-së ka dështuar në raport me Kosovën. Ajo ka shtuar se BE-a nuk po tregon produktivitet për de-eskalimin e situatës në veri dhe kështu po e inkurajon Beogradin për të vazhduar më tej.

“Bashkimi Evropian është joproduktiv për de-përshkallëzimin e situatës në veri, duke inkurajuar Beogradin i cili: -Ndërhyri në zgjedhjet, rrëmbeu ilegalisht tre policë të Kosovës, financon militantët. Megjithatë nuk ka pasoja. Kjo është e rrezikshme”, ka shkruar Kearns.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit