Mbrëmjen e djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm Elbasani ka qenë i rrethuar dhe blinduar nga forca të shumta të policisë lokale, FNSH, por edhe efektivëve nga Tirana.
FNSH aksion në Elbasan, kontrolle të imtësishme për kapjen e personave problematikë
Operacioni i gjerë kishte në fokus identifikimin dhe kapjen e personave më të shkuar kriminale, mes tyre më i famshmi Talo Çela, i shpallur në kërkim për vrasje, vjedhje me dhunë, grup të strukturuar kriminal, etj.
Aksioni i FNSH-së në Elbasan, mes personave në kërkim edhe Talo Çela
Deri tani nuk dihen rezultatet e operacionit, por paraprakisht mësohet se janë shoqëruar disa persona me precedent penal. Emrat dhe detajet pritet që t’i japë policia në orët në vazhdim.