Reperi i njohur, Noizy ka reaguar pas sulmit ndaj familjes dhe lokalit nga një i afërm i tij. Noizy ka sqaruar se Eraldo Musteqja është rritur nga familja e tij dhe ndërroi fe duke u kthyer në një besimtar ektremist.
Reperi thotë se ai kishte besime të forta se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram, ndaj dhe kreu aktin të cilin Noizy e ka quajtur terrorist. Më tej bën me dije se ai dhe familja e tij janë mirë, ndërsa uron që edhe Eraldo të bëhet mirë dhe të kuptojë gabimin, duke i lënë gjithçka në dorë drejtësisë.
“Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet sduhet të shesin alkol dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrosit.
Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë smund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë.
The beautiful @zins_durres është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Love you lil bro ??”,shkruan Noizy. Eraldo Musteqja i dogji dy herë lokalin këngëtarit dhe i vuri flakën derës së shtëpisë së nënës së Noizyt.