Policia e Durrësit ka vënë në pranga autorin e zjarrvënies në lokalin e reperit Noizy mëngjesin e sotëm në zonën e Currilave në qytetin e Durrësit.
Sipas bluve të qytetit bregdetar, bëhet fjalë për një të afërm të reperit, i cili nuk është hera e parë që e bën një veprim të tillë në dëm të lokalit.
Tym e flakë! Arrestohet kushëriri që i dogji lokalin dhe shtëpinë Noizyt (VIDEO)
Autori është një 26-vjeçar, i identifikuar si Eraldo Musteqja, kushëri me Noizyn, i cili është arrestuar në flagrancë, ndërsa gjatë kontrollit nga policia, i është gjetur edhe një thikë.
Reperi thotë se Eraldo është rritur nga familja e tij që në fëmijëri dhe se ka ndërruar fenë, ndërsa shton se është bërë besimtar ekstremist.
Sipas asaj që thotë Noizy, kushëriri beson se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram, prandaj vendosi që të bëjë këtë akt terrorist.
“Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet sduhet të shesin alkol dhe se muzika është haram.
View this post on Instagram
Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrosit. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin.
Unë smund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë. The beautiful Zinz është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë.
Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Love you lil bro!’ shkruan Noizy.