-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Nuk ka marrë…”! Del versioni tjetër për djegien e lokalit të Noizyt: Kjo është e vërteta

Kryesoret

Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme një 26-vjeçar, i cili dyshohet se i ka vendosur për herë të dytë me qëllim zjarrin lokalit të reperit të njohur, Noizy, në Currila, Durrës.

Vetë këngëtari i njohur bëri një postim në “Instagram”, të cilin më pas e fshiu, ku tregonte fytyrën e kushëririt të tij. Sipas Noizy-t, Eraldo Musteqja që i vogël kishte qenë problematik, pasi kishte ndërruar fe dhe ishte kthyer në një besimtar ekstremist.

Ndërkohë Noizy tregoi se nuk i mbante inat kushëririt me të cilin ishte rritur.

Por duket se ka edhe një tjetër version të kësaj ngjarjeje. Një person, që pretendon se është kushëri i 26-vjeçarit ka thënë për JOQ se Eraldo ka punuar në lokalin e Noizy-t si kuzhinier.

Sipas kushëririt në fjalë, për disa muaj me radhë ka patur probleme me babain e reperit, i cili menaxhon edhe lokalet e tij.

Kushëriri i Eraldos thotë se ai nuk ka marrë rrogën prej 4 muajsh dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Noizy ka kryer marrëdhënie me të fejuarën e Eraldos.

Më tej ai thotë se nga mllefi për këto që i kishin ndodhur, Eraldo ka ndërmarrë këto veprime./ JOQ

Noizy nxjerr foton e kushëririt: Kjo është arsyeja që më dogji lokalin, por nuk e urrej

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit