Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar 25 vite burg për ish-efektivin e RENEA-s, Arbër Paplekajn që vrau me armë zjarri në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit të 2021-shit, Pjerin Xhuvanin.
Për dy ish-nëndrejtorët u kërkua 2 vite shërbim prove dhe 8 muaj shërbim prove për punonjësit e policisë. Pas seancës së mbrojtjes, fjalën e ka gjykata për vendimin final.