Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për dy efektivë të Policisë së Durrësit pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale ku ata shfaqeshin duke përdorur fjalor joetik gjatë një arrestimit.
Drejtoria Vendore e Policisë në Durrës ka reaguar duke thënë se gjatë arrestimit të dy të rinjve, këta të fundit kanë përdorur forcë kundër punonjësve të policisë.
Sakaq, Drejtoria e Standardeve Profesionale të DPPSH dhe AMP-ja kanë nisur hetimin administrativ për këta punonjës policie që shfaqen në këtë video, për veprimet e tyre, si dhe për fjalorin joetik të përdorur gjatë përmbushjes së detyrave funksionale.