Ndërron jetë njëri nga të plagosurit e aksidentit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në afërsi të urës së Prekanit në Lezhë, ku u përplasën dy makina.
Viktima është i moshuari 79 vjeçar Ndue Lleshi. Ndërkohë që në spitalin e “Traumës” ku ndërroi jetë i ati, vazhdon që të jetë në gjendje të rëndë djali, Frederik Lleshi.
Ata ngelën të bllokuar për disa minuta në makinë dhe për nxjerrjen e tyre u desh ndërhyrja e zjarrfikësve. Policia ka arrestuar shoferin 19 vjeçar Geldis Ndoji i cili akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Aksident në autostradën Lezhë-Milot, të plagosurit në gjendje të rëndë