Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar sërish në lidhje me ndalimin e djalit të tij nga policia e Kosovës në lidhje me veshjen e tij provokuese.
Në reagimin e tij në Instagram presidenti serb shkruan se policët e Kosovës i ka drejtuar armët djalit, Danilo Vuçiç të tij dhe e kanë pyetur për të atin.
Vuçiç gjithashtu ka shtuar se djalit i është kërkuar të hiqte me çdo kusht bluzën me shkrimin “Dorëzimi nuk është opsion”, gjë që ai nuk e bëri.
“Herën e fundit që ndaluan Danillon, jo larg Podujevës, policia shqiptare i kërkoi me çdo kusht të hiqte bluzën ku shkruhej “Dorëzimi nuk është opsion”.
Danillo nuk ka pranuar dhe më pas i kanë drejtuar armët dhe e kanë pyetur: “Emri i babait?” Ai u përgjigj: “Aleksandar! Ky është babai im dhe presidenti yt!”. Bluza e tij nuk ishte hequr, fytyra e tij nuk kishte ndryshuar. Dorëzimi nuk është një opsion”, ka shkruar Vuçiçi.