-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Analiza e DW: BE, pasoja nëse Kosova dhe Serbia nuk ulin tensionet në Veri!

Kryesoret

Këshilli i Bashkimit Evropian bëri thirrje për shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës duke paralajmëroi masa ndëshkuese në rast se Kosova dhe Serbia dështojnë.

Udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së pas samitit dy ditor në Bruksel theksuan se zgjidhja e problemeve në veri të Kosovës duhet bërë në bazë të rekomandimeve të 3 qershorit të Bashkimit Evropian, që përfshijnë “pezullimin e operacioneve policore, që kryetarët e komunave t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të tjera, shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme dhe pjesëmarrjen në zgjedhje të serbëve të Kosovës.

Pasoja negative

Kosovës dhe Serbisë u kërkohet të krijojnë kushtet për zgjedhje të parakohshme në të katër komunat në veri të Kosovës. “Dështimi për të shpërshkallëzuar tensionet do të ketë pasoja negative”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Po ashtu kërkohet që palët të vazhdojnë dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe zbatimin e shpejtë të marrëveshjes së normalizimit.

“Është thelbësore që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja i udhëhequr nga Përfaqësuesi i Lartë dhe zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit të vazhdojë. Kjo përfshin themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në njoftim.

Më e rëndësishme që në një situatë të tillë në të cilën ndodhemi. Mesazhi t’u dërgohet qartë dhe pa asnjë mundësi për keqkuptim atyre të cilët i kanë krijuar trazirat në pjesën veriore të Kosovës, në katër komunat tona”, tha ministrja Gërvalla. Sipas saj këto vendime të Brukselit po dërgojnë “mesazhe të rrezikshme” në Beograd./DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit