-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

13 të vdekur nga i nxehti ekstrem, temperatura deri në 48 gradë celsius

Kryesoret

Të paktën 13 persona kanë vdekur nga vala ekstreme e të nxehtit që ka prekur jugun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dy javët e fundit, thanë zyrtarët amerikanë të premten.

Numri më i madh i vdekjeve, konkretisht 11 persona, u regjistrua në Teksas, pranë kufirit me Meksikën.

“Që nga e mërkura, ka pasur 11 vdekje gjithsej”, thanë zyrtarët lokalë në një deklaratë për AFP-në.

Një 14-vjeçar vdiq javën e kaluar kur po ecte në një park në Teksas, ku temperaturat arritën 48 gradë celsius.

Në mënyrë tragjike, njerku i viktimës ka ndërruar jetë në një aksident automobilistik, teksa po nxitonte për ta shpëtuar djalin.

Ndërkohë një grua 62-vjeçare vdiq në shtetin fqinj të Luizianës javën e kaluar, pasi një stuhi la mijëra familje pa energji dhe rrjedhimisht pa ajër të kondicionuar, sipas zyrtarëve lokalë.Ditët e fundit, temperaturat në disa qytete jugore të SHBA-së kanë qenë shumë të larta dhe autoritetet lokale në Teksas kanë ngritur disa qendra ftohjeje, raporton Radio Evropa e Lirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit