Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e inxhinierit të kompanisë “Dricons” Silvi Shehu, i cili u arrestua për tenderin e ministrisë së Shëndetësisë.
Shehu akuzohet se është njeriu që i çoi zarfin me 330 mijë lekë Joana Duros, sekretarja e përgjithshme e ministrisë së Shëndetësisë, që firmosi tenderin për kompaninë “Dricons” të Vladimir Topit.
Për tenderin që ishte mbi 6 milionë lekë dhe që gjysma shkoi për ryshfet janë në burg ish-sekretarja Duro, një tjetër specialiste e ministrisë, Laureta Shteto dhe inxhinieri Shehu.
Vladimir Topi po hetohet në arrest shtëpie për shkak të moshës.