Këngëtari Luiz Ejlli dhe aktorja Olta Gixhari, njëkohësisht dhe ish-banorët e ‘Big Brother Vip 2’ janë kthyer ndër personazhet më të komentuar të momentit pas pjesëmarrjes në filmin ‘Në kuadër të dashurisë’.
eksa vazhdojnë ende xhirimet për filmit, kureshtja ka qenë e madhe në lidhje me skenat që do të shfaqen dhe roli i Oltës dhe Luizit si çift me një romancë.
Së fundmi janë publikuar disa momente nga prapaskenat që po xhirohen në film, ku protagonistët Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari shihen edhe në shtrat.
Detaje të plota ende nuk janë dhënë mbi filmin i cili pritet të publikohet në muajin tetor, ku vazhdojnë xhirimet në Korçë dhe në Tiranë.