-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryetari i PDK akuza Kurtit: Po na izolon dhe po na sjell sanksione nga aleatët kryesorë

Kryesoret

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi deklaron se kryeministri Albin Kurti po izolon Kosovën, duke i sjellë edhe sanksione nga aleatët kryesorë, ndërsa po e keqqeverisë duke e vështirësuar mirëqenien dhe jetën e qytetarëve.

Pas përjashtimit të Ushtrisë së Kosovës nga stërvitja e NATO-s, “Defender Europe 23”, Krasniqi ka thënë se tani edhe Bashkimi Evropian ka konfirmuar një sërë sanksionesh për vendin. Kjo sipas tij vjen si pasojë e një qeverie aventuriere, e cila ka zgjedhur konfrontimin me aleatë, pas dështimit në çdo sektor përmes qeverisjes jokompetente.

“Me veprimet e tij, ky kryeministër i papërgjegjshëm po e vendosë Kosovën në hartën e vendeve të sanksionuara ku, nga Evropa, bëjnë pjesë vetëm Rusia, Bjellorusia, Moldavia e Republika Srpska. A është e mundur që të gjithë ta kenë keq e vetëm Albin Kurti ta ketë mirë? Natyrisht që nuk është e mundur dhe i gabuar këtu është Kryeministri Kurti. 

Të gjithë e dimë se nëpër çfarë sfida ka kaluar vendi ynë që nga çlirimi, për të arritur shpalljen e pavarësisë e deri tek ndërtimi i institucioneve dhe zhvillimi i vendit. Këtë rrugëtim të suksesshëm e kemi bërë vetëm falë koordinimit të ngushtë dhe mbështetjes nga aleatët tanë strategjik, në krye të të cilëve janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa, tash e mbi dy vjet të qeverisjes nga Albin Kurti, përveç stagnimit e degradimit në çdo sferë të jetës, Kosova po përjeton edhe sanksione nga miqtë e saj. Në këtë periudhë sfiduese për vendin, lidershipi i Partisë Demokratike të Kosovës ka qenë vazhdimisht në terren duke bashkëbiseduar me anëtarësinë tonë dhe me qytetarë anekënd vendit, të cilët janë të shqetësuar me gjendjen e rëndë në Kosovë”, ka vazhduar Krasniqi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit