-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lavrov: Po përgatisim vizitën e Daçiç në Moskë

Kryesoret

Rusia dhe Serbia po organizojnë vizitën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, në Rusi. Këtë e ka bërë të ditur sot ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov në një konferencë online.

Agjencia ruse e lajmeve TASS, raporton se vizita po koordinohej me kujdes pasi vizita e delegacionit rus në Serbi në vitin 2022 u parandalua për shkak të Perëndimit.

Lavrov tha se me palën serbe janë duke diskutuar për datat konkrete.

“Ne ramë dakord me Ivica Daçiçin, mikun tim të mirë të vjetër, që në këtë situatë ai të vijë në Federatën Ruse. Tani jemi dakord për disa data specifike.”

Ministri rus i Punëve të Jashtme theksoi se kontaktet mes Rusisë dhe Serbisë janë të rregullta.

“Ne i jemi shumë mirënjohës presidentit (Aleksandar Vuçiç) dhe kryeministres së Serbisë, si dhe ministrave të qeverisë së Serbisë që janë gjithmonë të hapur për kontakte me ambasadorin tonë. Kontakte janë shumë të dobishme, plus ne kemi gjithmonë mundësi të komunikojmë me telefon. Dhe unë jam në pritje të vizitës së Ivica Daçiç sa herë që është e përshtatshme për të”, tha Lavrov.

Vizita dyditore e Lavrov në Beograd ishte planifikuar për në qershor të vitit 2022, por nuk u realizua sepse Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi refuzuan të siguronin një korridor ajror për aeroplanin e ministrit rus.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit