-sidi education-spot_img
23.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lëvizja e re/ Kurti fut Mitrovicën e Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës

Kryesoret

Komuna e Mitrovicës së Veriut ka marrë vendimin për t’iu bashkuar Asociacionit të Komunave të Kosovës. Këtë vendim Kuvendi Komunal e ka marr në një seancë të mbajtur ditën e sotme. Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç, vjen nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Sot, në Kuvendin Komunal, në Veriun e Mitrovicës, u votua pro bashkimit të Komunës Veriore të Mitrovicës në Asociacionin e Komunave të Kosovës. Kjo votë tregon përkushtimin dhe mbështetjen për bashkëpunimin e fortë dhe përforcimin e qeverisjes lokale.

Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i komunave janë thelbësore për të adresuar sfidat dhe për të ndërtuar një shoqëri më të bashkuar dhe më të qëndrueshme për të gjithë”, ka shkruar në Facebook Aida Doli, këshilltare komunale.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahim, vendimi i Kuvendit Komunal do të dërgohet në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, për vlerësim të ligjshmërisë dhe pastaj pritet të dërgohet tek Asociacioni i Komunave të Kosovës për shqyrtim, shkruan Koha.net.

Zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok u mbajtën pasi kryetarët paraprakë nga partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, dhanë dorëheqje nëntorin e kaluar.

Pjesëtarët e komunitetit serb gjerësisht bojkotuan zgjedhjet e prillit dhe thanë se nuk i pranojnë rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj nga komuniteti shqiptar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit