-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prishën pazaret e drogës? Pse u vranë në derë të shtëpisë babë e bir në Shkodër

Kryesoret

Një tjetër pistë ka dalë në lidhje me vrasjen e dyfishtë ditën e djeshme në Shkodër, ku mbetën të vdekur Gjokë Gurra, 57 vjeç dhe djali i tij Eduart Gurra, 31 vjeç.

Babë e bir po shkonin  drejt shtëpisë së djegur në Dukagjin dy ditë më parë. Ende pa mbërritur tek banesa e shkrumbuar disa persona i kanë zënë pritë dhe i kanë qëlluar me armë e zjarrit automatik kallashnikov duke i lënë të vdekur në vend brenda automjetit.

Kurth, pritë dhe plumba! Si u vranë babë e bir brenda në makinë?

Ngjarja ka ndodhur tek një kthesë e padukshme në një zonë të pyllëzuar, afro 500 metër pa mbërritur tek banesa e djegur e Gjokë dhe Eduart Gurrës.

Autorët i kanë zënë prit pasi kanë pasur informacionin e saktë se dy viktimat po shkonin drejt banesës së tyre të djegur dhe aty nga distanca i kanë qëlluar me breshëri plumbash automatiku duke bërë që të humbin jetën në mënyrë të menjëhershme.

Një prej pistave kryesore të këtij hetimi lidhet me dhënien e informacionit të shtetasit Gjokë Gurra për policinë e shtetit në aksionet për asgjësimin e kanabisit në zonën e Dukagjinit.

I ndjeri para 20 vitesh ka qenë pjesë e policisë së Shkodrës. Ndërkohë ende nuk ka informacione zyrtare

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit