Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në vazhdimësi ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka propozuar idenë e tij për organizimin e një konference të nivelit të lartë ku liderët e Kosovës dhe Serbisë s’do të lejoheshin të dilnin nga takimi pa arritur një marrëveshje. Një propozim i tillë i Ramës ka marrë përkrahjen e kreut të Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel.
Por cili është qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë propozim të kryeministrit të Shqipërisë. Gazeta Express ka pyetur Departamentin Amerikan të Shtetit, të cilët përmes ambasadës në Prishtinë kanë sugjeruar deklarimet e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, .
Hovenier ka thënë dialogu ne mes të Kosovës dhe Serbisë ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, dhe u takon Përfaqësuesve Josep Borell dhe Miroslav Lajcak që të vendosin se cilët janë hapat e radhës.