Nga dita e hënë nis reforma e thellë në Kadastër. Kështu njoftoi Edi Rama ditën e sotme. Pasi ua hodhi fajin deputetëve, ministrave apo kryetarëve të bashkive për një dekadë të socialistëve në pushtet, tha se revolucioni dixhital nis të hënën dhe sportele nuk do të ketë, por gjithçka do të kalojë përmes e-Albania-s. Gjithçka online me nënshkrim e me vulë elektronike.
“Ditën e hënë datë 3 korrik Kadastra nuk është më e aksesueshme. Nga e hëna askush nga ju nuk do të bëjë asgjë. Askush brenda Kadastrës nuk do u përgjigjet. Asnjë nga kushërinjtë, asnjë nga miqtë e miqve që keni futur, asnjë nga ata që me demek kanë dhënë jetën për PS-në.
Sepse nuk do të jetë gjë në dorë. Nga e hëna do të jetë një makineri dixhitale. Një pjesë e punonjësve kanë filluar që të kërkojnë që të largohen. Nga e hëna punonjësi i kadastrës do të ketë përpara në kompjuter raste për të trajtuar rastin sikur ia nxjerr algoritmi. Ai i Shkodrës mund të trajtojë një pronë në Delvinë.
Pra sistemi do të jetë elektronik. Qytetarëve u bëj thirrje të mos shkojnë më në Kadastër sepse nuk i pret më askush. Kadastra është një dritare përmes e-Albania-s. Aty bëhen kërkesat, priten përgjigjet. Çdo njeri i interesuar për përgjigje, do të shohë ku është ecuria e procesit” tha Rama.
Rama: Më falni! Deputetët dhe ministrat e bënë Kadastrën “han pa porta”