Kryeministri i Holandës, Mark Rutte dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel javën e ardhshme do të vizitojnë Kosovën, në lidhje me tensionet në veri.
Më pas ata do të shkojnë edhe në Serbi. Sipas raportimit të gazetës holandeze “Haarlems Dagblad”, gjatë kësaj vizitë do të diskutohet për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë dhe rëndësinë e de-përshkallëzimit dhe përkushtimit ndaj dialogut të udhëhequr nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve.
.