-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U shpall fajtor për abuzim me pushtetin, ish-presidentit i ndalohet kandidimi

Kryesoret

Gjykata Supreme Elektorale e Brazilit ka vendosur që ish-presidentit Jair Bolsonaros t’i ndalohet kandidimi për udhëheqje të shtetit deri në vitin 2030, shkruan BBC.

Bolsonaro u shpall fajtor për abuzim me pushtetin përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar.

Ai ishte akuzuar për minimin e demokracisë braziliane duke pretenduar në mënyrë të rreme se fletëvotimet elektronike gjatë zgjedhjeve që i humbi ishin të pambrojtura ndaj mashtrimeve.

Avokatët e Bolsonaros pritet të apelojnë kundër vendimit. Ata kanë argumentuar se deklaratat e tij nuk kishin asnjë ndikim në rezultatin e zgjedhjeve.

Nëse vendimi qëndron, Bolsonaro nuk do të ketë të drejtë të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale më 2026, por do të jetë në gjendje të kandidojë përsëri më 2030.

Ai gjithashtu do të përjashtohet nga zgjedhjet komunale që do të mbahen më 2024 dhe 2028.

Bolsonaro e quajti vendimin “thikë pas shpine” dhe ka thënë se do të vazhdojë të punojë për të çuar përpara politikën e krahut të djathtë në Brazil.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit