-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Maqedonia e Veriut në prag të zgjedhjeve presidenciale

Kryesoret

Fushatës presidenciale në Maqedoninë e Veriut po i afrohet fundi. Në të ka mbizotëruar një retorikë e ashpër. Zgjedhjet mbahen më 24 prill. Ndonëse heshtja zgjedhore hyn në fuqi 24 orë para kësaj date, nga ana tjetër vazhdon pa pengesë fushata e zgjedhjeve parlamentare të 8 majit, një gjë që për herë të parë ndodh në këtë vend ballkanik.

Kandidatët shqiptarë shprehen të bindur se do të kalojnë në raundun e dytë, por kjo nuk i ka ndodhur një garuesi shqiptar deri më tani në Maqedoninë e Veriut. Është e qartë se politikanët shqiptarë garojnë në zgjedhjet presidenciale për të parë sa mbështetje kanë tek elektorati sidomos në rrethana të këtilla kur zgjedhjet parlamentare mbahen vetëm dy javë më pas.

Drejtuesit e koalicionit opozitar shqiptar “Vlen” shkuan në Gjermani dhe Zvicër për takime me diasporën në kërkim të votave.

Zoti Arben Taravari duke ditur vështirësitë e emigrantëve për t’u kthyer vetëm sa për të votuar, u kërkon atyre që të ndikojnë tek familjarët dhe të afërmit në vendlindje që votat t’i hedhin për kandidatin e koalicionit VLEN më 24 prill dhe për zgjedhjet parlamenare të 8 majit.

“Ju nuk jeni rastësisht këtu se keni dashur, por sepse keni parë plot padrejtësi dhe mosfunksiom të shtetit; shtetit të së dretjës, ekonomisë, etj. Më 24 prill kush fiton, 8 maji është gati. Kapitulim. Ne e kemi shumë me rëndësi atë ditë.

Në qoftë se mendoni se duhet të na përkrahni, të loboni kush mundet edhe mirësevini, sepse krijoni një atmosferë dhe frymë fituese. Kush nuk mundet të vijë, së paku një telefonatë anndej ku mundeni, një gjysëm fjale që ta përkrahin ndryshimin, sepse shqiptarët prej 2011 kanë votuar për ndryshim”, u shpreh kandidati për president, Arben Taravari./VOA

Lexoni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit